EMRI/ I dënuar për vrasje në vitin 2015, ndërron jetë 53 vjeçari i burgosur, ja çfarë dyshohet

0
160

Shtetasi Besnik Spaho, 53 vjeç, ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin psikiatrik të Shënkollit, ku sipas njoftimit të bërë, shkak për vdekjen e tij ka qenë një arrest kardiak.

Spaho ishte i dënuar me vendim të prerë nga gjykata në vitin 2015 nën akuzën e vrasjes të mbetur në tentativë. Ndërsa së fundmi ishte transferuar në spitalin psikiatrik ku edhe gjeti vdekjen.

Njoftimi i Plotë:

Një pacient me masë mjekësore “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik” vendim i dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Tiranë, ka humbur jetën sot në spitalin e Lezhës, pasi ka nisur të ndihet keq në ambientet e përshtatura për këta persona në IEVP Shënkoll. Besnik Spaho, i datëlindjes 14.09.1969, ishte dënuar në vitin 2015 me akuzën për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë, neni 79/c-22 i Kodit Penal.

Mjeku i gatshëm i IEVP ka njoftuar në orën 15.48 minuta se pacienti po ndihej keq. Në orën 16.05 i transportuar nga ambientet e institucionit, ka mbërritur në spitalin rajonal të Lezhës, ndërkohë që është shpallur i vdekur në orën 16.15. Si shkak i vdekjes dyshohet arrest kardiak. Materialet i kaluan organeve të tjera për procedura të mëtejshme.