EMRI/ I riu plagos 32-vjeçarin me thikë në Tiranë, dërgohet me urgjencë në spital

0
98

Një 30-vjeçar ka plagosur me thikë një 32-vjeçar në Tiranë. Mësohet se Mirel Ishka është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia po vijon punën për kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.02.2024, rreth orës 11:55, në rrugën “Prokop Mima”, shtetasi  30 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, shtetasin 32 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al