EMRI/ I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i pajetë 63-vjeçari në Fier

0
2

Gjendet pas disa ditësh kërkime trupi i pajetë i 63-vjecarit Engjell Kanani, i cili dyshohej se kishte rënë në ujerat e lumit Vjosë teksa po peshkonte.

Kërkimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të tij në tokat e Kafarajt, ku dyshohet se ka pësuar infarkt.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al