EMRI/ Identifikohet edhe personi i dytë i armatosur në Orosh, ka qenë në ndjekje nga antiterrori

0
2

Eshte mësuar edhe emrin e personit të dytë që është i armatosur në banesën e braktisur në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit.

Ai është Arben Uka, person i cili ka qenë më parë në ndjekje nga antiterrori.

Uka ndodhet së bashku me 24-vjeçarin Julian Cumraku. Ky i fundit, nuk ka pranuar të dorëzohet dhe i ka bërë thirrje policisë dhe forcave RENEA se do të qëllojë në rast se ata nuk largohen.

Aksioni i policisë në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë Mali në bashkinë Fushë-Arrëz ka nisur që prej mëngjesit të kësaj të hëne.

Policia e Pukës ka kërkuar edhe mbështetjen e forcave speciale RENEA, pas dyshimeve se brenda banesës ndodheshin 2 persona të armatosur dhe me rrezikshmëri të lartë. Ata kanë rrethuar banesën, e cila ka qenë e braktisur prej kohës dhe deri më tani nuk kanë bërë dot të mundur neutralizimin dhe arrestimin e tyre, për shkak se Uka dhe Cumraku janë të arrmatosur