Një 59-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në kokë në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Fontaniva, Itali.
Mediat italiane shkruajnë se disa shoferë vunë re një çiklist të shtrirë në tokë dhe menduan se kishte pësuar aksident rrugor.
Pasi mbërriti ekipi mjekësor, u konstatua se 59-vjeçari, i identifikuar si Fatos Cenaj, kishte një plagë në kokë të shkaktuar nga një armë zjarri.
Ai u dërgua menjëherë në spital, ndërsa sipas mediave italiane gjendja e 59-vjeçarit është kritike.
Autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë. Sipas mediave, shqiptari Fatos Cenaj ka punuar më parë si gardian burgu.
