Një operacion i policisë greke ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe droge dhe dy armë zjarri, ndërkohë që në pranga kanë rënë 6 persona dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim.
Policia greke kishte siguruar informacion për një grup kriminal që funksiononte të paktën 4 muajt e fundit në tregëtinë e drogës në Athinë.
Grupi kriminal shfrytëzontë një banesë në Kaminia të Pireut për magazinimin e drogës.