EMRI/ Kishte lënë punën si mjek dhe merrej me trafik droge, arrestohet shqiptari në Itali

0
83

Plot një vit më parë më 1 qershor 2023, Drejtoria e Shërbimit publik italian të Bolonjës informonte me një notë zyrtare se Doktor Elton Isaj, 44 vjec. i mjekësisë së përgjithshme i punësuar pranë komunës së Monghidoros, në provincën e Bolonjës ka lënë detyrën e tij pa asnjë paralajmërim.”

Sot një vit më vonë Policia e Bolonjës informon se nga hetimi i Antimafias së Emilia Romagna, mjeku shqiptar Elton Isaj është një nga 14 personat e vënë në masë ndalimi me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet kriminal të strukturuar për trafik droge, prostitucion, armëmbajtje pa leje e riciklim parash nga aktivitet ilegal.

Syri Tv ka mësuar se dy nga personat e vënë në masë ndalimi janë ende në kërkim e janë shtetas shqiptar.

Në krye të këtij grupi narkotrafikantësh qëndronin vëllezërit  Marsel e Klaudio Cano 38 e 35 vjec, që prej gati një dekade zotëronin tregjet e shitjes së drogës në provincën e Bolonjës.

Mjeku shqiptar i identifikuar Elton Isaj, sipas hetimeve investigative kryente misionin e “kalorësit” mes korrierëve të drogës e klientëve duke përdorur spitalin Sant’Orsola të Bolonjës për shitjen e kokainës.

Hetimet e nisura më 2021 nga Antimafia e Emilia Romagna zbardhi se ky grup narkotrafikantësh i përbërë nga 9 shqiptarë, 2 rumunë e 3 italianë, trafikonin kokainë me vlerë prej 38 mijë deri në 46 mijë euro kilogrami e 80-98 euro grami.

Hetimet kanë nisur më 2021 e në masë sekuestrimi janë vënë gjithashtu 4 apartamente, 11 llogari bankare me shumë 2 milionë euro e 7 automjete luksoze.

Roli i rumunëve në këtë grupim ishte trafikimi i vajzave rumune për qëllim prostitucioni e përdorimi i klientëve të tyre për shitjen e dozave të kokainës.

Hetimet kanë zbardhur dhe modus operando të ricklimit të parave të fituara nga biznesi i kokainës.

Para cash dërgoheshin nga Emilia Romagna në jug të Italisë e më pas përmes autobuzëve që udhëtonin me tragetet e linjës Itali-Shqipëri dërgoheshin në familjet e origjinës së shqiptarëve të arrestuar.

Në 3 vite hetim janë dokumentuar tregimi i rreth 70 kg doza kokainë.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e kanalet të prejardhjes së kokainës deri në Bolonja.

3 italianët anëtarë të këtij grupimi janë me origjinë kalabreze nga Gioia Tauro dhe jetojnë në Bolonja./SYRI.net