Një 20-vjeçar nga Devolli, i përfshirë në një skemë të madhe mashtrimi, me objektiv sistemin arsimor në të gjithë vendin, ka rënë në pranga.
Ai kishte krijuar një identitet të rremë dhe angazhohej me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe të institucioneve të tjera. 20-vjeçari akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe ‘Falsifikimi i dokumenteve’.
Pas një hetimi i gjashtëmujor, nga një grup hetimor i përbërë nga oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe hetues nga Zyra e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës se Shteteve të Bashkuara në Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë së Seksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zbuluar një skemë mashtrimi e organizuar nga i riu.
Qindra studentë, mësues dhe zyrtarë arsimorë në të gjithë Shqipërinë morën pjesë në këto programe mashtruese.
Policia e Shtetit shqiptar falënderon Prokurorinë e Seksionit të Përgjithshëm, Tiranë dhe Njësinë e Hetimeve Kriminale pranë Ambasadës së ShBA-së në Tiranë, për ndihmën në këtë hetim kompleks dhe për partneritetin e vazhdueshëm.
Top Channel