EMRI/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por i doli jashtë kontrollit, arrestohet 60-vjeçari në Rrogozhinë

0
363

Një 62 vjeçar është vënë në paga pasi zjarri që ndezi për të djegur mbeturinat, doli jashtë kontrollit dhe u përhap në një sipërfaqe të madhe në Rrogozhinë.

Sipas bluve, Gëzim Shima dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur mbeturinat, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke me pemë të ndryshme (kryesisht ullinj) dhe binarë të trasesë së hekurudhës Rrogozhinë-Peqin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.