EMRI/ Ndihmoi emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht, pranga 32-vjeçarit në Tepelenë

0
2

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi mbante në banesë armë zjarri.Në pranga ra Arben Karaj, cili posedonte armë dhe sende të tjera të jashtëligjshme në banesën e tij, në fshatin Grorë.

Ai u arrestua  për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.