EMRI/ Në burg për vrasje, ndërron jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së lartë, shkak dyshohet…

0
2

Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”  ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal Pavllo Mërkuri. Ai ishte i shtruar në Reanimacionin Qendror, në Pavijonin e Kirurgjisë. Sipas informacioneve zyrtare, vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.

Mihal Mërkuri, 46 vjeç, banues në Sarandë, vuante një dënim prej 10 vitesh burg për veprat penale “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.Ai ishte ekstraduar nga Greqia më 20 qershor 2023 dhe më 15 shkurt 2025 ishte transferuar nga IEVP Korçë në IEVP Burrel.

I ndjeri ishte shtruar në QSUT më 18 janar 2026, rreth orës 20:21, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një hemorragjie të brendshme (hemoperitoneum). Për rastin po zbatohen të gjitha procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

© SYRI.net