EMRI/ Në kërkim nga Italia për trafikim droge, 45-vjeçarja arrestohet në Durrës! Pjesë e një grupi kriminal

0
29

Një 45-vjeçare e shpallur në kërkim nga Italia për trafikim droge është vënë në pranga në Durrës.

Edisnarda alias Edisnajda Shapka është e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali. Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, kapi në qytetin e Durrësit dhe vuri në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasen E.Sh., alias E.Sh., 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës, thuhet në njoftimin e policisë.

45-vjeçarja pritet të ekstradohet drejt Romës.

 

Top Channel