EMRI/ Ngjarje e rëndë në Lezhë, vetëvritet me çifte 52-vjeçarja

0
173

Një ngjarje e rëndë u regjistrua paraditen e sotme në Lezhë. Një 52-vjeçare, e quajtur Drita Maçovila, ka vrarë veten me armë gjahu.

Raportohet se gruaja po kurohej me ilaçe kundër depresionit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Më datë 06.05.2021, rreth orës 10:40, në fshatin Ishull- Lezhë, në banesën e saj dyshohet së është vetëvrarë me armë gjahu shtetasja D.M., 52 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net