EMRI/ “Përmbytën” Anglinë më kokainë, arrestohet shqiptari dhe 7 trafikantët

0
187

8 burra mes tyre një shqiptar kanë dalë para një gjykate në Britaninë e Madhe pas bastisjeve nga Komanda Speciale kundër Krimit, për shkak se akuzohen për shpërndarje kokaine.

Shqiptari i arrestuar mësohet se quhet Ermal Shtrezi, 39 vjeç, nga Lyndhurst Road, i cili u akuzua për importim droge të klasit A ​​dhe posedim të pasurisë kriminale.

Të arrestuari e tjerë janë Daniel Oliver, 50 vjeç, Alexis Miranda, 62 vjeç, Terry Allen, 72 vjeç, Nigel Rodgers, 60 vjeç, Ëilliam Adams, 74 vjeç, Frank Asante, 46 vjeç, Gary Hunt, 68 vjeç, nga Hallsfield Road. /abcnews.al/