Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Itali, me pasojë vdekjen e një 26-vjeçareje shqiptare.
Ngjarja ka ndodhur në Pieve di Soligo, ku 26-vjeçarja, Anila Grishaj, ka qenë duke punuar në një kompani që merrej me prodhimin dhe tregtimin e ushqimeve të ngrira.
Sipas mediave italiane, vajzës shqiptare i ka ngecur koka në një prej makinerive. Edhe pse kanë ndërhyrë për ta ndihmuar, goditja ka qenë fatale.
Kujtojmë se thuajse në të njëtën mënyrë tragjike humbi jetën edhe një grua shqiptare pak kohë më parë në Greqi.