EMRI/ Sherr me sende të forta mes dy shoferëve

0
72

Një sherr me sende të forta mes dy shoferëve ka ndodhur pak momente më parë në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë.

Shkak i konfliktit ka qenë fërkimi i dy automjeteve, ku për pasojë drejtuesi i njërit prej tyre përfundoi në spital. Bëhet fjalë pë shtetasin Fatjon Dauti.

Në vendngjarje ndodhen forcat policore, ku kanë gjetur një armë zjarri.

Më datë 22.08.2024, në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, dyshohet se për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh, janë konfliktuar me sende të forta mes dy shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar me sende të forta njëri prej tyre, i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al