Një ngarkesë prej 53.3 kilogramë kanabis është sekuestruar sot në Qafë Thanë, në tentativë për t’u trafikuar drejt Maqedonisë së Veriut
Në kuadër të operacionit të policisë, është arrestuar 46 vjeçari Elton Grabocka i cili drejtonte automjetin tip “Volksëagen” ku kishte fshehur lëndën narkotike të ndarë në pako. Sasia e drogës, automjeti dhe dy celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në 2020-ën, Grabocka ishte arrestuar më parë për ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit pasi u kap duke transportuar 5 emigrantë drejt Tiranës
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se janë të përfshirë.
Top Channel