Një sasi lënde plasëse i është vendosur automjetit të një efektivi policie në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe” të qytetit.
Automjeti i 59-vjeçarit, Kastriot Selimaj – polic i rrugores në DVP Shkodër, ishte i i parkuar në oborrin e banesës, teksa lënda plasëse është vendosur tek goma e pasme e automjetit.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./abcnews.al