Identifikohet një prej vrasësesve të Bujar Çelës në Elbasan.
Për shtetasin Nuredin Dumani, 37vjeç është lëshuar edhe një urdhër-arresti, njofton elbasani flash .
Burime nga policia thonë për elbasani flash se, Dumani është identifikuar nga kamerat e sigurisë.
Kujtojmë këtu se, Nuredin Dumani dhe Talo Çela akuzohen edhe për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, ngjarje e ndodhur në tregun e automjeteve në Durrës, ndërsa emri i Dumanit rezulton të jetë i përfshirë në një rrjet prostitucioni, grupi i të cilit u shkatërrua në vitin 2018.
Ishte pikërisht rrëfimi i një 18-vjeçareje nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë, e cila zbulloi rrjetin e trafikantëve, të cilët ishin nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali.
Vellai i Talo Celes u ekzekutua mëngjesin e 17 shtatorit teksa pinte kafe në zonën e rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Elbasan
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.09.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi B.Ç.,
Shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.,
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.
Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
elbasaniflash.al