EMRI/ U gjet i mbytur në kanal, zbardhen detajet nga vdekja e efektivit të FNSH në Shkodër

0
139

Ka humbur jetën në mënyrë tragjike një 51 vjeçar, efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, si pasojë e një aksidenti me motor, për shkak të motit të keq.

Policia sqaron se rreth orës 02:50, në fshatin Bardhaj, Nikoll Lekndreu, duke drejtuar motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin si pasojë e motit të keq, dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një kanal me ujë.

51-vjeçarin e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë, përgjatë orëve të mëngjesit, gjatë kontrollit të kanalit që të çon në lumin Kir, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të 51-vjeçarit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

 

Top Channel