Një grua shqiptare e akuzuar për ‘eliminimin’ e një vajze shtatë vjeçare angleze në sy të prindërve, ka dale para gjykatës britanike ditën e djeshme.
30-vjeçarja, e identifikuar si Eltiona Skana, akuzohet për ‘eliminimin’ e Emily Jones, të cilën e qëlloi me mjet prerës para prindërve të saj në Bolton, Greater Manchester.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 22 mars, në Queen’s Park në Bolton. Vajza u dërgua me urgjencë në spitalin, por humbi jetën pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.
Dëshmitarët janë shprehur se vogëlushja u godit në qafë nga një grua, e cila ishte ulur në një stol prej druri, ndërsa vajza kalonte pranë saj.
Shtetasja shqiptare, u paraqit në Gjykatën e Manchester, jo fizikisht por online. E veshur me një bluzë të bardhë dhe jeshile, ajo nuk tha asgjë gjatë seancës së shkurtër që u mbajt ditën e djeshme.
Ndërkohë ende nuk janë të qarta arsyet që e çuan 30-vjeçaren shqiptare të ndërmerrte këtë akt të rëndë.