Leonard Refik Kurti është 45-vjeçari nga Elbasani, i cili sot u paraqit para gjykatës Greqi për shkak se para disa ditësh ekzekutoi me armë zjarri mikun e tij 51-vjeçar, po ashtu nga Shqipëria.
Kurti është dorëzuar ditën e djeshme te autoritetet greke dhe ka rrëfyer gjithë dinamikën e ngjarjes, duke zbuluar se ai dhe 51-vjeçari që mbeti viktimë, Shpëtim Bajrami, ishin konfliktuar në lidhje me një sasi parash.
Autori dhe viktima po pinin kafe mesditen e 13 korrikut në një lokal, ku u konfliktuan me njëri-tjetrin. Më pas kanë hipur në automjetet e tyre dhe janë konfliktuar sërish në një pikë karburanti në zonën e Analipsit, në lindje të Selanikut.
45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.
Prishja e pazareve të drogës mendohet të jetë shkaku i vrasjes së Shpëtim Bajramit. Sipas mediave greke, 50-vjeçari nga Elbasani udhëtonte 3-4 herë në muaj drejt Shqipërisë. Ai kishte mbërritur nga Shqipëria në Greqi vetëm një ditë para se të ekzekutohej nga bashkatdhetari i tij./Fax web