Arratiset nga burgu i Teramos në Itali një i burgosur shqiptar. Ora news mëson se i burgosuri që është arratisur është Roland Dedja. Pasi ka prerë hekurat e dritares është hedhur në rrugë i lidhur me litar.
Hetimet e para dyshojnë se pajisjet për arratisjen e tij i janë sjellë me dronë nga jashtë burgut. 40-vjeçari ishte i dënuar me shumë vite burg për trafik droge e grabitje.
Roland Dedja prej muajit qershor ishte transferuar në burgun e Teramos.
Dy të rinjtë, Bledar Shehu 27 vjeç dhe Roland Dedja 26 vjeç, të dënuar për rrëmbime dhe vrasje dhe janë arratisur edhe në vitin 2010 nga burgu i Pizës në Itali.
Dënimi i tij mbaronte më 2036. Person i rrezikshëm e konfirmohet se është i njëjti person që është arratisur nga burgu i Pezës vite më parë.
Sipas hetuesve ka pasur të gjithë kohën e mundshme të humbas gjurmët e të largohet nga rajoni i Abruzzo ku ndodhej burgu.
Madje ka dyshime të forta se mund të jetë larguar dhe nga territori italian.
Alarmi për arratisjen e tij është lëshuar shume orë pas arratisjes për shkak të mungesës së personelit në policinë peninteciare.