Enca ka gati dy projekte bombastike, ndërsa ju zgjidhni cili lançohet i pari!

0
217

këngëtarja Enca Haxhia po rikthehet fuqishëm në muzikë, pas një pushimi të gjatë për shkak të ndërhyrjes në këmbë.

Ajo kreu një operacion të vështirë që i kushtoi një regjim shtrati, megjithatë kjo periudhë në shtëpi ka qenë tepër produktive për Encën.

Këngëtarja ka punuar për shumë projekte të tjera, dy prej të cilave i ka totalisht gati.

Ajo i ka ndarë dy këngët e saj në Instagram, duke zbuluar titujt dhe një pjesë të secilës prej tyre.

Kënga e parë titullohet “Zemër”, ndërsa demon e saj mund ta dëgjoni më poshtë:

 

 

Kënga e dytë e Encës titullohet “Ndoshta”:

 

 

Këngëtarja ia ka lënë në dorë ndjekësve për të vendosur se cili prej projekteve të saj të reja “meriton” të publikohet i pari.

Në bazë të votave të publikut, këngët do të lançohen sipas radhës. Mos u vononi të jepni votën tuaj në llogarinë e Encës në Instagram.

 

icon style