Këngëtarja Enca Haxhia, gjatë kësaj vere ka ndërruar destinacione të shumta e mjaft luksoze.
Pas një kohe të mirë të kaluar në Dubai, ajo tashmë ka zgjedhur për të kaluar pushimet e radhës në Barcelonë.
25-vjeçarja me këtë rast nuk ka munguar me imazhe e video të ndryshme nga rrjete sociale e po ashtu edhe me poza provokuese.
E tillë shfaqet në këto të fundit që ka ndarë me 2.3 milionë ndjekës.
Përshëndetje nga Barcelona. Jam e lumtur këtu”, ka shkruar ajo.
Reagimet në hapësirën për komente kanë qenë nga më të ndryshmet duke e komplimentuar për dukjen.