Enca zbulon çfarë i ndodh sa herë del xhiro në Tiranë

0
233

Enca është një nga këngëtaret më ekstravagante të skenës shqiptare. Ajo gjithmonë është dalluar për stilin e saj plot ngjyra dhe seksi.

Mirëpo, së fundmi Enca ka zgjedhur të shfaqet tërësisht ndryshe. Ajo ka postuar disa video duke rrëfyer se sa herë del në Tiranë pa grim dhe e thjeshtë, merr shumë komente pozitive dhe dashuri nga njerëzit.

“Djema, një nga gjërat më të bukura dhe më të lezetshme që më ndodh kohëve të fundit, më ka ndodhur gjithmonë, por kohët e fundit më shumë. Kur dal në një xhiro kot për qejf, sidomos nga Blloku, ose qendra e Tiranës, edhe jam në gjendje të thjeshtë, gjendje shtëpie pak a shumë, siç e shihni…e palyer, e papërgatitur, dashuria që marrë nga ju, komentet ca gjeste të vogla kaq të lezetshme, ma zbukurojnë ditën. Ju dua shumë”, thotë Enca.

Kujtojmë që bukuroshja ka disa ditë që ka lannçuar bashkëpunimin me Don Xhonin “Break Down”, që numëron plot 3.7 milionë klikime./abcnews.al