Një vajzë 17-vjeçare u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Kahramanmaras, plot 248 orë pas tërmetit të parë të madh që ka shkaktuar të paktën 42,000 viktima.
Sipas asaj që raportoi TRT, ekipet e shpëtimit të enjten në mesditë arritën të nxirrnin të gjallë nga rrënojat e qytetit në epiqendrën e tërmeteve me magnitudë 7.8 dhe 7.7 ballë të 6 shkurtit, një vajzë të re që thuhet se quhet Alena Kurtz.
Në të njëjtën kohë, megjithatë, shpresat që ishin krijuar ditët e fundit në një ndërtesë tjetër në të njëjtin qytet për shpëtimin e dy grave dhe një foshnje humbën.
Tingujt e rrahjeve të zemrës dhe gërvishtjeve në një mur që ishin zbuluar në vendngjarje tani janë identifikuar se i përkasin tre maceve të bllokuara në rrënojat e ndërtesës.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare nga autoritetet turke, të publikuar të enjten, numri i të vdekurve ka shkuar në 36,187, plus të paktën 5,840 të raportuar nga Siria.
/abcnews.al