Katerine Paniagua, një studente 21-vjeçare e universitetit, u vra nga i dashuri i saj 25-vjeçar në shtëpinë ku çifti jetonte në Yarumal, në veri të Antioquia, Kolumbi.
Ata ishin në një lidhje prej një viti. Autori, i cili u përpoq të vetëvritej pas krimit, u ndalua nga policia pasi mori trajtim mjekësor për plagët të shkaktuara me thikë në trupin e tij.
Viktima, e cila u mbyt me duar nga i dashuri, studionte në degën e farmacisë në Universidad de Antioquia, në Yarumal.
Një ditë ajo ëndërronte të kishte farmacinë e saj. “Ajo donte të ishte e pavarur, – tha nëna e saj, Ilenia. – Ajo që mbaj mend më shumë për të, janë buzëqeshja dhe lumturia e saj”.
“Katherine u tha disa njerëzve që i dashuri e kërcënonte vazhdimisht, por ajo nuk i tregoi familjes nga frika, – shpjegon nëna. – Ajo që unë kërkoj, është drejtësi, sepse sot i ndodhi asaj, por më vonë mund t’u ndodhë vajzave të tjera”.
Në Yarumal, Kolumbi, u mbajtën disa manifestime për të protestuar kundër këtij krimi dhe për të kërkuar ndëshkime të ashpra për autorin. Në një letër, rektori i Universitetit të Antioquia, John Jairo Arboleda, shprehu fjalë të ashpra kundër vrasjes së studentes, duke kërkuar që autoritetet të shpejtojnë hetimet.
Fax