Këtë të enjte, 18 dhjetor, Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë në orën 10:00 seancën e fundit plenare për këtë sezon parlamentar. Në fokus do të jenë disa nga çështjet më të ndjeshme politike.
Në agjendën e ditës është edhe betimi i Avokatit të Popullit, ndrit Shabani, i cili u përzgjodh për këtë detyrë me firmat e Partisë Demokratike, por u miratua në seancë vetëm me votat e Partisë Socialiste, pritet të bëjë betimin zyrtar në Kuvend.
Një tjetër çështje që pritet të diskutohet është ajo e kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit të numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku./abcnews.al


