Ëndrra amerikane/ Shqiptarët të parët në rajon, duan të jetojnë në SHBA

0
154

Aplikimet për Lotarinë Amerikane për këtë vit u hapën në datë 6 Tetor dhe do të mbyllen në 9 Nëntor.

Programi i Vizave të Diversitetit ka publikuar numrin e hyrjeve në SHBA gjatë çdo periudhe regjistrimi online sipas rajonit dhe vendit të tarifimit.

Sipas statistikave  Shqipëria mban rekord në rajon për sa i përket numrit të qytetarëve që aplikojnë për të  jetuar në SHBA.

Sipas të dhënave në vitin 2021 në total kanë aplikuar  240.886 shqiptarë, numër mjaft i lart në krahasim me Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Konkretisht kanë aplikuar për SHBA 21,391 qytetarë nga Kosova, nga Serbia 22.748 dhe nga Maqedonia e Veriut 23,894 qytetarë.

Duket se malazezët nuk e preferojnë Amerikën, pasi në vitin 2021 kanë aplikuar për SHBA vetëm 2,696 qytetarë.

Gjithashtu vihet re se numri  për këtë vit në SHBA është ulur në krahasim me vitin 2020./Ora News/