Energjia për furrat e bukës, çmimi ndryshon nga data 1 maj, çdo subjekt duhet të vetëdeklarojë veprimtarinë

0
92

Zbatimi i çmimeve të reja të energjisë elektrike për furrat e bukës do të nisë fillimisht me një tarifë të unifikuar për të gjithë subjektet.

Shoqata e Furrave të Bukës dhe Pastiçerisë shpjegoi se nga 1 maji për të gjitha bizneset, qofshin këto vetëm furra buke apo edhe pastiçeri e bar kafe, do të përcaktohet çmimi 9.5 lekë për kilovatorë.

Më pas, secili subjekt duhet të shkojë në sportelet e Furnizuesit të Shërbimit Universal për të deklaruar saktë aktivitetin e tyre dhe për t’u tarifuar sipas çmimeve të miratuara nga Enti Rregullator i Energjisë.

“Çmimi do të ndryshojë më 1 maj në mënyrë automatike, 7.6 shkon 9.5 lekë. Të gjitha çmimet do të sistemohen në bazë të kërkesës së çdo subjekti, individualisht,. Të gjitha veprimet, sado të vonohen, efekti finanvciar nis në datën 1 maj,. Kështu është rënë dakord dhe ky është premtimi nga OSHEE”, tha Rasim Nela nga Shoqata e Furrave të Bukës dhe Pastiçerisë.

Që prej vitit 2018, me vendim të Entit Rregullator të Energjisë, furrat e bukës që kanë zgjeruar aktivitetin e tyre në pastiçeri dhe bar-kafe, instaluan dy sahatë për tarifimin e energjisë elektrike. Tashmë, me çmimet e reja, ata do të operojnë vetëm me një të tillë.

“Në të gjithë subjektet tona ku ndodhen dy sahatë dhe procedura e kalimit në një sahat, do të jetë një process pak më I zgjatur, asnjë nga subjektet nuk do të cenohet, por hap pas hapi do të realizohet bashkimi i këtyre dy sahatëve, ky kalim do të realizohet me kosto zero nga OSHEE”, u shpreh Rasim Nela.

Sipas vendimit të Entit Rregullator të Energjisë, subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë vetëm bukë do të tarifohen me 7.6 lekë/kilovatorë, ata që prodhojnë edhe pastiçeri me 9.5 lekë/kilovatorë dhe bizneset që ofrojnë edhe shërbimin e bar-kafesë me 12 lekë/kilovatorë.

Energjia për furrat e bukës, çmimi ndryshon nga data 1 maj, çdo subjekt duhet të vetëdeklarojë veprimtarinë./vizionplus.tv/