Moderatorja shumë e dashur për publikun, Eni Vasili është bërë sot nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë dy vajza binjake.
Lajmi bëhet i ditur për “Prive” dhe mësohet se gjendja shëndetësore e Enit dhe binjakeve është e mirë.
Më herët, moderatorja ka zbuluar edhe emrat e dy vogëlusheve që ka përzgjedhur me shumë kujdes.
“Po, e kemi vendosur dhe i kemi përcaktuar emrat. Vajzat do të quhen Sofi dhe Nikol… Kështu kemi vendosur. Sofi është emri i gjyshes së Armandit dhe Nikol nga babai im”, është shprehur Eni./ abcnews.al