Enrique: Asnjë peng, ishte si garë makinash sportive! Morata gjigant për Spanjën

0
145

Spanja e mbylli EURO 2020 pas penalltive me Italinë në gjysmëfinale dhe trajneri Luis Enrique nuk ka asnjë peng, pasi është i bindur se skuadra e tij dha gjithçka në këtë turne. Ai përgëzon Italinë dhe flet edhe për emra të përveçëm në skuadrën e tij, si Moratta e Dani Olmo që nuk shënuan nga penalltitë.

“Në sportin profesionist të gjithë duhet të mësojmë si të fitojmë dhe si ta pranojmë humbjen. Për këtë arsye dua ta përgëzoj Italinë. Ne do të kthehemi në Spanjës të sigurt dhe duke treguar se qartësisht ishim mes ekipeve më të mira të turneut”, tha Enrique në konferencën e zakonshme për shtyp.

Tekniku spanjoll foli edhe për Rai Sport: “Jam i lumtur për atë që pashë në fushën e lojës. Ishte një nivel i mrekullueshëm në një ndeshje mes dy skuadrave që u përpoqëm të luajnë futboll cilësor. Mendoj se ishte një spektakël për ata që janë të apasionuar pas futbollit. E përgëzoj Italinë dhe shpresoj të bëjnë një tjetër paraqitje të mirë në finale, në përpjekje për të fituar trofeun.

Nuk kam pengje. Të gjithë kanë bërë punën e tyre dhe them se kemi bërë çfarë mundemi. Italia e nisi ndeshje me një intensitet të jashtëzakonshëm, siç bëmë edhe ne. Ishte si një garë makinash sportive, garë kokë më kokë, ku ishin përballë disa nga futbollistët më të mirë që kemi parë në Europian.

Pa sulmues? Pashë Chiellinin dhe Bonuccin të përballeshin me Lukakun dhe mendova se ishte më mirë të mos kishim një pikë referimi dhe të shtoja një lojtar në mesfushë. Ishte një plan i mirë, pasi shmangëm presingun e Italisë dhe luajtëm me të vërtetë shumë mirë”.

 

 

PENALLTITË E HUMBURA – “Dani Olmo ishte i jashtëzakonshëm sot. Doja të hiqja një lojtar nga mbrojtësit e qendrës së Italisë dhe kjo ishte detyra e Olmo dhe e bëri. Ai është shumë inteligjent. Na mungoi vetëm finalizimi, pasi lojtarët e interpretuan në mënyrë perfekte atë që u kërkuam të bënin.

Morata ka pasur një problem muskulor në aduktor, por sërish donte ta gjuante penalltinë. Kjo do të thotë shumë për personalitetin e tij. Ai ka qenë gjigant për ne në këtë turne. Nëse do t’u jepja lojtarëve të mi nota, mendoj se meritojnë ‘shkëlqyeshëm’.

Ata kanë qenë të mrekullueshëm. Nuk kam asnjë qortim për ta, duhet vetëm t’i lavdëroj. Është koha që ata të pushojnë tani”, është shprehur në konferencë trajneri i Spanjës, Luis Enrique. /abcnews.al