Epidemia e turpit

0
226

Pandemia globale ka nxitur gazetarët që të kryejnë disa kërkime në librat e historisë: si pandemitë kanë formuar historinë? Çfarë mund të na mësojë gripi i viteve 1918-2020?

Në cilat mënyra Murtaja paralajmëroi se po vinte një botë e re dhe si  u ndërtua një shoqëri më e drejtë?

Por Covid-19 po krijon një skemë tjetër të sjelljes që po zbërthehet para syve tanë. Situata ku mund të na çojë nuk është e këndshme por është e rëndësishme.

Në 13 Prill  të vitit 2020, gazetarja e Guardian (dhe kunata e kryeministrit Boris johnson) Amelia Gentleman postoi një foto në Twitter një shënim, duke kërkuar përgjigje.

Ishte një shënim, i shkruar me shkronja kapitale në fletë formati A4, e postuar në dritaren e një banese në Londër. Në të shkruhej: ‘Fqinja ime XXX 1 C e cila ndodhet një kat sipër meje / ka një mysafir në shtëpinë e saj/ Pa distancë sociale sic rekomandon NHS ). Ne i kërkuam të respektonte rregullat por ajo nuk e bëri/ Turp / XXX / Shumë turp

Antropologët bëjnë dallimin midis turpit dhe fajit. Faji nënkupton diçka që ne bëjmë por nuk merr parasysh dëmin që i shkaktohet komunitetit. Turpi ka të bëjë me faktin se si ne vetë nuk arrijmë të marrim parasysh dëmin përpara se ta shkaktojmë.

Faji është më i lehtë sepse ti mund të kërkosh falje për atë që ke bërë; është më e vështirë të kërkosh falje për atë që je. Turpi gërmon vetëvlerësimin e njeriut  derisa  lë vetëm disa gjurmë mishi në kockë.

Protestantët e Francës së shekullit të 16-të dinin disa gjëra për turpin. Çdo kishë protestante caktonte një takim zyrtar, të përbërë nga ministra, pleq dhe dhjakë, të cilët merrnin përsipër të vepronin si një gjykatë morale. Pleqtë do të mbikëqyrnin dhe do të raportonin çdo imoralitet. Ata nuk vepruan vetëm. Kisha inkurajoi një kulturë të thashethemeve dhe dashakeqësive.

Fqinjët u detyruan të raportonin për pabesitë e njëri-tjetrit. Sapo raportohej një shkelje morale, personi ndëshkohej nëpërmjet  përulësisë dhe pendimit.

Shkeljet më të vogla u dënuan në mënyre private; hapi tjetër  ishte pendimi përpara konsistorit, pastaj pendimi dhe dëmshpërblimi para gjithë kongregacionit të kishës, pasuar nga pezullimi i përkohshëm nga Eukaristia(sakramenti).

Historianët kanë deklaruar se, në krahasim me dënimet më të rënda ku njerëzit dhunoheshin, këto dënime ishin të lehta.

Turpi i rrëfimit të mëkateve para kishës ishte aq çnderues sa që u konsiderua më keq sesa dhuna.

Kur kasapi Jehan Mingaud rrëfeu tradhtinë bashkëshortore me Suzanne Bertrande në konsistorin në Nimes në 1589 dhe tha se ishte penduar para të gjithë kishës, ai tha se konsistori  u tregua “shumë i ashpër me të” dhe se ai ‘do të preferonte të vdiste sesa ta pranonte publikisht turpin”.

Ndërsa Benjamin Rush, një nga themeluesit e  Amerikës, në 1787 tha  se kur dikush pranon turpin publikisht është një dënim më i keq se vdekja’ .

Nuk është çudi që drejtësia laike dënoi gjithashtu tradhtarët duke i bërë ata të kërkonin falje publikisht duke mbajtur një pishtar në njërën dorë. Kultura e turpit është diçka primitive dhe premoderne, e cila na rikujton se morali është i përhapur dhe qëndron nën sipërfaqen kulturore. Brené Brown e ka cilësuar turpin si ‘një epidemi në kulturën tonë’.

Ndjeshmëria është ajo që ka të bëjë me historinë: kjo është ajo që ne na duhet, në këtë periudhë historike, të mësojmë nga e kaluara. 

abcnews