Erdhen nga një fshat tjetër me thika për tu grindur! Detaje të reja nga krimi në Gramsh

0
1105

DVP Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë të miturve dhe Dhunës në Familje të DVP Elbasan, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2”, Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur F. B., 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, shtetasi F. B. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Informacion shtese në lidhje me ngjarjen e Gramshit! Zyrtarisht nga prokuroria e Elbasanit informohemi se grindja mes të rinjeve ka filluar mes kushuritit të Fatjon Bicit (viktima) Marko Licit dhe 4 personave te tjerë te cilet ishin nga një fshat tjetër. Pasi ka perfunduar mesimin Fatjoni ka dal nga shkolla dhe rastesisht ka takuar kushurin e tij i cili i ka kerkuar ta ndihmoj se kishte një perballje me djemte e tjerë.Kur janë takuar sherri ka nisur me dhune fizike mes tyre dhe njeri nga të rinjtë ka qëlluar Fatjonin me thike në zemër, ky i fundit ka ecur rreth 20 metra i plagosur dhe është shembur ne toke. Pas ulerimave te të rinjeve Ka qen një qytetarë i cili ka njoftuar ambulancen dhe e kane derguar në spital nga ku nderroi jetë. Të 4 të rinjtë r tjerë janë arrestuar nga policia dhe do të peballen me ligjin sipas vepres penale të kryer. Marko Lici ndodhet jashtë rrezikut për jeten./Elbasani flash