“Erdogan është psikopat”, lideri i opozitës turke: Ka probleme mendore, i sheh njerëzit dhe thotë…

0
188

Kërcënimi Erdogan për çështjen e dëbimit të dhjetë diplomatëve nga Ankaraja shkaktoi një reagim të fortë nga lideri i opozitës, Kemal Kilicdaroglu, i cili e cilësoi Presidentin “psikopat”, shkruan “Protothema”. Ai shtoi se Erdogan i sheh njerëzit në shesh dhe “thotë çfarëdo i vjen në mendje”.

Në të njëjtën kohë, Kilicdaroglu foli drejtpërdrejt “për një njeri që ka probleme mendore” dhe tek i cili qytetarët “nuk mund t’i besojnë vendit”.

 

Sulmi i ashpër dhe i paprecedentë i Kilicdaroglu ndaj Erdoganit vjen në një kohë kur presidenti turk po përpiqet ta paraqesë si “fitore” përshkallëzimin e krizës me dhjetë ambasadorët, pas deklaratës së tyre në rrjetet sociale se “ata respektojnë punët e brendshme si dhe të drejtën e brendshme të çdo vendi”.

Më herët, dhjetë ambasadorët kishin kërkuar lirimin e Osman Kavalas, një biznesmen, aktivist për të drejtat e njeriut dhe filantrop, i cili ndodhet në burg që nga fundi i vitit 2017, i akuzuar për financimin e demonstratave dhe pjesëmarrjen në “grushtin” e dështuar të 2016. Kavala mohon akuzat.

Erdogan kërcënoi se do i shpallte “non grata” ambasadorët, por më pas u tërhoq. Një burim diplomatik turk i tha “Reuters” se zëdhënësi presidencial Ibrahim Kalin dhe ministri i jashtëm Mevlüt Çavuşololulu kishin ndërmarrë hapa për të gjetur një zgjidhje me dhjetë ambasadorët.