
“Kërkojmë për herë të fundit mbështetjen nga populli ynë në vitin 2023”, tha presidenti i Turqisë gjatë një fjalimi në Samsuda, duke lënë të kuptohet se nëse ai fiton në zgjedhjet e ardhshme, do të jenë të fundit për të.
“Ne do t’ia dorëzojmë këtë flamur të shenjtë rinisë sonë”, shtoi ai.
Erdogan, në pushtet që nga viti 2003, dhe Partia e tij islamike-konservatore për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) shpresojnë të mbajnë kontrollin e vendit në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në qershor 2023.
Por presidenti turk po përballet me shumë probleme, ndër to edhe një inflacion që ka arritur në 84.4%.
Në tetor, Erdogan kishte përsëritur dëshirën e tij për të përgatitur një kushtetutë të re turke që do të ishte “demokratike, e thjeshtë dhe vizionare”.
Sipas disa vëzhguesve, kjo u interpretua si një qëllim për të modifikuar kufirin e dy mandateve presidenciale të parashikuar nga kushtetuta turke./Abcnews.al/
