Erdogan nuk heq dorë nga kërcënimet, paralajmëron pas vendimit të SHBA-së: Turqia do forcojë prezencën ushtarake në Qipro

0
118

Turqia do të përforcojë praninë e saj ushtarake në Qipron veriore pasi Shtetet e Bashkuara të hoqën kufizimet tregtare të mbrojtjes ndaj Qipros, tha të mërkurën presidenti turk Tajip Erdogan.

Duke folur në një intervistë televizive me transmetuesin CNN Turk, Erdogan tha se heqja e kufizimeve ishte “e pashpjegueshme për sa i përket përmbajtjes dhe kohës”.

Në fillim të këtij muaji, Departamenti i Shtetit i SHBA tha se Sekretari i Shtetit Antony Blinken kishte hequr kufizimet e tregtisë së mbrojtjes për Qipron për vitin fiskal 2023.

“Shtetet e Bashkuara, të cilat anashkalojnë dhe madje inkurajojnë hapat e dyshes qiprio-greke që kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në Mesdheun lindor, do të çojnë në një garë armatimi në ishull me këtë hap”, tha Erdogan.

“A do të qëndrojmë pranë? Nuk mundemi,” tha ai, duke shtuar se Turqia ka tashmë 40,000 trupa në ishull dhe do t’i përforcojë ato me armë tokësore, detare dhe ajrore, municione dhe automjete, tha Erdogan.