Erion Alibej merret në pyetje për vrasjen e Bujar Çelër, refuzon të flasë

0
290

Erion Alibej ka mohuar të jetë porositësi i vrasjes së Bujar Çelës, ndodhur mëngjesin e 17 shtatorit 2020 në një lokal në Bradashesh të Elbasanit.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale në Elbasan grupi hetimor ka marrë në pyetje Erion Alibej por burime nga policia bëjnë me dije se ka refuzuar të bashkëpunojë me hetuesit teksa ka mohuar akuzat.

Alibej u arrestua si I dyshuar si porositësi dhe organizatori i dy vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, të ndodhura brenda 9 ditësh në qytetin e Elbasanit në korrik të 2020.

Alibej dyshohet se është dhe porositësi i vrasjes së Bujar Çelës, por për këtë ngjarje ai ka refuzuar të flasë.

Alibej u arrestua më 18 shtator. Ai  rezulton të jetë vëllai i Endrit Alibejt të vrarë po ashtu në vitin 2018 në Bradashesh të Elbasanit.