
Zv.kryeministri Erion Braçe ishte prezent në Elbasan për t’u takuar me drejtuesit e institucioneve vendore në kuadër të porosisë së Ramës për t’i tërhequr vëmendjen administratës për shërbimin korrekt ndaj popullit.
Pyetjes se a po i ushtrohet prèsíon administratës në prag të zgjedhjeve të përgjithshme Braçe pohoi duke u shprehur se administrata të vijojë punën nga mëngjesi deri në darkë, 7 ditë në javë.
” Ambasadës po i bëhet prèsion për ti shërbyer qytetarit nga mëngjesi në darkë për 7 ditë në javë. Ne mendojmë që duhet të shërbejnë dhe në ditët e pushimit”, u shpreh ai.
Gjithashtu pas kërkesës për koment të sùlmève të Edi Ramës ndaj Ilir Metës, Braçe e konsideroi si një ish i cili bashkëpunoi me Sali Berishën dhe pushtetin e tij k riminal.
“Çfarë duhet të themi për një ish…, ish është. Unë nuk mendoj që socialistët që janë sot në PS kanë marrëdhënie të ngushta me Sali Berishën, me pushtetin e Sali Berishës dhe me 21 janarin ndahen nga socialistët”, tha Braçe i cili sulmoi dhe opozitën pas ákùzave të kësaj të fundit se po fryhen artificialisht institucionet vendore me staf në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
“Opozita duhet të kuptojë një gjë themelore ne kemi çuar komisionet e qeverisjes qendrore tek bashkitë. Vetëm në qeverisjen e tyre ndodhte që të transferoheshin funksionet pa buxhet pa njerëz, në momentin që kur unë delegoj një funksion të rëndësishëm delegoj dhe njerëzit nga qeverisja qendrorë te vendorët.”, përfundoi Erion Braçe.
