ERION MURATAJ DENONCON HARRESËN E FSHATIT QERRET NE ELBASAN

0
4

Të jesh në vitin 2025 dhe të mos kesh shërbimët më minimale që duhet të ofroj një pushteti vendor si infrastrukturë rrugore dhe ujë të pijshëm është ky realiteti i hidhur që jetojnë prej më shumë se 40 vitesh banorët e fshatit Qerret në Njës. Adm Labinot mal. Rruga e vetme që ka fshati siç duket qartë edhe nga pamjet është e paivestuar kurrë. Këtu bashkia e Elbasanit dhe deputetët e qarkut shkojnë vetëm për ti marrë votat banorëve për interesat e tyre personale ndërsa për tju çuar ndonjë investim as që bëhet fjalë. Kanë mbetur të harruar mes maledh dhe të zhgënjyer me të gjithë pushtetarët , më krytarin e bashkisë i cili iu mori votat e i gënjeu dhe më deputetët që kurrë nuk u kthyen më në fshat pasi morën vota.Të tjerë thonë se kërkesat e tyre drejtuar bashkisë së Elbasanit kanë qenë të vazhdueshme për më shumë se 40 vite por që deri më sot janë injoruar.Të lodhur duke pritur , të zhgënjyer nga ata politikanë që tashmë i kanë provuar se nuk mbajnë fjalën e dhënë banorët e këtij fshati kërkojnë alternativa të reja që të jenë pranë tyre për ti ndihmuar në zgjidhjen e problemeve.