ERION MURATAJ FITON BESIMIN E ELBASANIT

0
286

Kandidati I Bindjes Demokratike për Elbasanin Erion Murataj shumë shpejt po fiton simpatinë e besimin e qytetarëve të këtij qarku.

Reflektohet qartë kjo në mikpritjen dhe hapjen e dyerve që I kanë bërë qytetarët në çdo vend ku ai ka shkelur jo për të bërë fushatë  e  për të dhënë premtime boshe por për të dëgjuar hallet e njërëzve  e për t’ë fituar besimin e tyre.

Edhe pse shumë prej banorëve të qarkut ndoshta nuk e njohin, Erioni me thjeshtësinë e tij dita -ditës po ia del të fitojë zemrat e marrë vëmendjen e tyre. Erion Murataj premton një elitë tjetër politikanësh  që shumë i duhen Shqipërisë. Imazhi I tij karizmatik, i thjeshtë e mbi të gjitha i papërlyer më parë me politikën ofron siguriën që çdokush ka nevojë të ketë tek deputeti që do të zgjedhë të jetë zëri I tij në parlament.

Kanë mjaftuar pak javë që Erion Murataj të jetë në krye të Bindjes Demokratikë të qarkut të Elbasanit që qytetarët e Elbasanit, Librazhdit ,Prrenjasit,Cërrikut, Gramshit e Peqinit ta simpatizojnë dhe ta mbështesin si modelin e duhur që një deputet elbasanas duhet të ketë.

Motoja e përdorur gjërësisht nga Erion Murataj se “ Nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë” po bëhet simbolikë e këtyre zgjedhjeve pasi për herë të parë një kandidat për deputet po mendon për ata që janë e ardhmja e vendit, po  mendon për rininë ndaj çdo qytetar elbasanas e përkrah në rrugëtimin e tij të suksesshëm.

Elbasani flash