ERION MURATAJ I’U DREJTOHET QYTETARËVE TË ELBASANI: MOS KINI FRIKË TË DENONCONI ATA QË I’U OFROJNË PARA PËR VOTËN.

0
262

Kandidati i Bindjes demokratike Erion Murataj ka ftuar të gjithë qytetarët e qarkut të Elbasani që të denoncojnë çdo person që i bën presion apo i shantazhon për të votuar në favor të një partie.  Nisur nga shqetësimet e marra nga qytetarët  në të gjithë qarkun, Murataj thotë se presioni që po i bëhet është një shkelje e të drejtave të tyre dhe qartazi frikë nga partitë e vjetra se do të marrin ndëshkimin e merituar nga qytetarët. Erion Murataj siguron qytetarët e Elbasanit,Prrenjasit,Librazhdit,Belshit,Cërrikut, ,Gramshit dhe Peqinit do të ketë mundësinë të votojnë të lirë për bindjet e tyre ndaj të mos kenë frikë pasi çdo person që e tenton diçka të tillë do të përballet me ndëshkimin sipas ligjit përkatës.

Erion MuratajNë Elbasan ditët e fundit ka filluar mekanizmi  i shantazhimit dhe blerjes së votës. Shtazhimi vjen nga pushteti ndërsa blerja e votës vihet re në të gjitha kampet si nga pushteti dhe opozita. Është një shqetësim jo i ri por kësaj radhe do të jetë i dështuar.Kemi evidenca. Denoncimi është publik ku një nga kandidatët e opozitës thotë po do të kesh një mik në Universitet duhet të votosh kandidatin, nga ana tjetër të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës ushtrojnë presion me legalizimet, ndihmën sociale e me radhë. Kësaj radhe shantazhi nuk pi ujë se trinomi i vjetër i establishmentit e ka vërtettuar se në momentin që të ofron para në këmbim të vullnetit tënd ta merr mbrapsh 30 fish duke të shitur legalizimin, një të drejtë që u takon.

Erion Murataj fton qytetarët që të denoncojnë të gjitha tentativat për blerjen e votës në qarkun e Elbasanit.