Erion Murataj mban premtimin. Protesta jep rezultat. Nuk kalon për herë të dytë miratimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm për Elbasanin.

0
119

Teksa sot për herë të dytë këshilli bashkiak i Elbasanit tentoi të kalonte miratimin e rritjes së tarifave të ujit të pijshëm për Elbasanin, qyetarë të shumtë ishin mbledhur pëprara sallës ku do të zhvillohej mbledhja për të protestuar në lidhje më këtë propozim. Shumë prej tyre i ishin përgjigjur thirrjes së bërë nga antari i këshillit bashkiak Erion Murataj dhe këshilltarëve të Rithemelimit për të protestuar paqësisht kundër këtij propozimi i cili rëndon xhepat e qytetarëve elbasanas.

Antari i këshillit bashkiak Erion Murataj u shpreh se elbasanasit nuk meritojnë të vuajnë më pasojat e një  politike abusive.