Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t’i uroj çdo qytetari të Elbasanit dhe Shqipërisë gëzuar Ditën e Verës.
Qoftë kjo stinë e re një pikë kthese dhe ripërtëritje jo vetëm për begatinë tuaj familjare por edhe për reagimin ndaj çdo padrejtësie, ndaj çdo të keqjeje që shpesh herë me apo pa dashje kemi zgjedhur vetë.



