Erion Murataj kandidati i bindjes Demokratike për Elbasanin ishte në një takim me banorët e Prrenjasit nga ku u njoh nga afër me shqetësimet dhe problemet që I shoqërojnë në përditshmërinë e tyre. 3 ishin çështjet që përbënin problem prej vitesh për këta qytetarë. Harresa nga qëveritë ndër dekada .
Mungesa e investimeve në infrastrukturë si dhe rritja e papunësisë. Të 3 këta elementë kanë bërë që Prrenjasit dita-ditës ti largohen banorët. Fshatrat e tij janë duke u përballur me braktisjen pasi pushtetarët e mëparshëm veçse morën votat nuk bën asgjë tjetër duke I lën ata në harresë në pritje të investimeve që nuk u bën asnjëherë.
Ata thanë se janë të lodhur nga politika e vjetër dhe presin me padurim që të rinjtë të ndryshojnë të ardhmen e këtij vendi. Murataj nga ana e tij shprehu mbështetjen e pakushtëzuar për të gjithë banorët e Prrenjasit. Ai kërkoi votëbesimin e tyre në mënyrë që Prrenjasi të nis një kapitull të ri dhe e shkuara e vështirë të mës pas.
Erion Murataj: “ Të gjithë jemi të lodhur nga politika e vjetër, e cila për të paktën 30 vite nuk ka bërë asgjë veç se ka dhënën premtime për Prrenjasin por nuk ka sjellë asnjë investim që të ndihmojë në zhvillimin e qytetit. Asnjë vend pune nuk është krijuar për të rinjtë të cilët si mundësi të vetme shohin largimin. Bujqësia dhe blegtoria janë lënë pas dore pasi pjesa më e madhe e fermerëve nuk marrin subvencione. Unë ju kërkoj që të më testoni. Më jepni besimin tuaj dhe nuk do t’ju dal nga fjala pasi unë jam njëri prej jush dhe do jem sa herë të kërkoni mbështetjen time”.
Bindja Demokratike kandidon në Prrenjas me dy emra Erion Murataj dhe Roland Coga.