Kandidati I Bindjes Demokratike për Elbasanin Erion Murataj ishte në një takim me banorët e njësisë administrative të Gjinarit ku u njoh nga afër me problematikat dhe shqetësimet e tyre.
Edhe pse është një nga zonat turistike më të bukura që ka qarku I Elbasanit këtu nuk është investuar asnjëherë duke bërë që dita- ditës zona të humbasë jo vetëm bukuritë e saj por gjithashtu edhe turistët që dikur ishin të shumtë. Gjatë takimit me banorët dhe fermerët e zonës Erion Murataj u njoh me problemet e tyre të shumta. Infrastruktura rrugore e cila është e domosdoshme këtu mungon
.Qëndra e fshatit turistik është e mbuluar nga balta dhe pluhuri. Zona është e pasur me burime ujore por Gjinari vuan edhe për ujë të pijshëm e ujë për vaditje. Banorët thonë së prej vitesh kanë marrë premtime se këtu diçka do të bëhet por deri më sot premtimet e politikanëve dhe përfaqësuesve të zonës kanë mbetur vetëm fjalë.
Të zgjënjyer nga përfaqësuesit e mëparshëm ,banorët e Gjinarit i ofruan mbështetjen Erion Muratajt pasi degjuan planin ekonomik të Bindjes Demokratike i cili I kushton një rendësi të veçantë zonave turistike .
Nga ana e tij Erion Murataj shprehu mbështetjen e pakushtëzuar për të gjithë qytetarët e kësaj zonë duke theksuar faktin se me votëbesimin e tyre do të shohin se gjerat do të ndryshojnë edhe këtu pas zgjedhjeve të 25 Prillit.
Egnatia News