Erion Murataj thyen traditën 32- vjeçare! I kërkon qytetarëve konsultim për vendime të bashkisë Elbasan

0
425

Kryetari I Partisë Socialdemokrate njëkohësisht antër I këshillit bashkiak të Elbasanit Erion Murataj ka bërë një thirrje publike për të gjithë qytetarët që jetojnë në qarkun e Elbasanit që ti bashkohen në konsultime publike për ti shprehur dakrodësinë e tyre ose jo në lidhje me propozimet e bëra nga bashkia e Elbasanit për këshillin bashkiak.

Si një I ri me ide inovative dhe I hapur ndaj diskutimeve gjithëpërfshirësë për të përmirësuar jetën e cdo qytetarti që jeton në cdo cep të këtij qarku Murataj mirëpret sygjyrimet e cdokujt që ka një ide apo propozim për mirëqënien e njerëzve. Thirrjen Erion Murataj e ka bërë përmes rrjeteve sociale.

Statusi I plotë:

Të dashur bashkëqytetarë!

Dy mbledhjet e para të Këshillit Bashkiak ishin pazari idiot i të njejtëve sharlatan politik të Elbasanit ku mes vetes ndan emërtesa kryetaresh, komisionesh e qarku ku ndryshimet e qëndrimeve si kameleon s’më habisin aspak. Në të dy rastet vota ime ka qenë kundër ose abstenim.

Ditën e sotme sekretariati i këshillit Bashkiak ka dërguar informacionin për mbledhjen e ardhshme të “kuvendit të Elbasanit”. Padyshim që për secilën nga pikat unë kam vlersimin tim si qytetar, por…! Unë jam në atë Këshill si përfaqësues i njerëzve e jo në sinorin e babës e as çirak i partisë.

Nisur nga kjo unë pres propozimet tuaja për të zhvilluar sëbashku në rast se ju e gjykoni të dobishme një konsultim të gjerë.

Unë jam i qartë që në atë Këshill jam i vetëm përballë interesave të të panderëve politik të cilët kakofoninë e kanë tymse për “qorrat politik” që u venë pas por kjo s’do të më ndaloj të jem zëri i qytetarëve dhe mbrojtjes pa kompromis i njerëzve të lirë e të ndershëm të Elbasanit. Nuk ka dyshim që është një luftë e vështirë për mua si i ri por unë vijoj të besoj se nuk ka luftë që nuk fitojnë të rinjtë.

Ndaj unë ftoj çdokënd nga ju të më ndihmojë në këtë luftë për Elbasanin.

Gjithmonë me ju!

Erion Murataj!