ERION MURATAJ URON MËSUESIT ME RASTIN E 7 MARSIT

0
195

Koordinatori i Bindjes Demokratike në Elbasan Erion Murataj përmes një postimi në rrjetet sociale ka uruar mësuesit me rastin e 7 Marsit.

Mesazhi i plotë :

“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë!
Për çdo prind është dita ku me shumë nderime falenderohet aleati më i fortë në jetë .
Mesuesi, ai që është gjithmonë aty në misionin e veshtire për të edukuar dhe formuar gjënë më të shtrenjtë, FEMIJEN.
Për çdo fëmijë është dita ku festohet dita e njeriut të dytë e më të shtrenjtë të viteve të vegjëlisë, imazhi i të cilit do ta ndjekë çdo ditë të jetës dhe kujtimi i të cilit do ta shoqëroj në çdo kohë në rrugëtimin e gjatë të jetës .
Me përulje dhe shumë falenderime në këtë ditë i uroj të gjithë ata mesues qe kontribuan të më formojnë si nxënës,si prind dhe qytetar të denje të shoqërisë .
Paçi vetëm ditë të bardha në jetën tuaj ashtu si dhe në misionin tuaj fisnik .
Gëzuar 7 Marsin!”

Erion Murataj!