ERION MURATAJ ZBULON DY KANDIDATËT E PARË TË PSD ELBASAN

0
2

Kryetari i PSD për qarkun e Elbasanit Erion Murataj vetëm një ditë përpara dorëzimit të listave me emrat e kandidatëve për deputet ka bërë publike dy nga emrat që do të jenë në listën e kandidatëve të PSD e qarktut Elbasan.

Arsen Koza dhe Arjan Hoxha janë dy kandidaturat që PSD ka zgjedhur për emra për tu votuar në listën e Socialdemokratëve. Dy zotërinj të nderuar në qarkun e Elbasanit.

Arsen Koza dhe Arjan Hoxha prej vitesh japin kontributin e tyre në Elbasan në fusha të ndryshme.

Janë dy qytetarë me integritet dhe që votuesi elbasanas mund ti besojë lehtësisht.

Erion Murataj ka deklaruar më herët se lista e kandidatëve të PSD për qarkun e Elbasanit do të përmbajë emra të personave që gëzojnë respektin dhe besimin e qytetarëve të të 7 bashkive të qarkut tonë me qëllim ofrimin e një alternative të re për votuesit e Elbasanit të cilët janë të lodhur nga “listat e ndryshkura” të partive të tjera.

ERION MURATAJ DHE ARJAN HOXHA